Telegrafi

Dyshime për spiunazh, anti-terrori heton ish-anëtarët e muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri SPAK dhe Njësia e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit gjatë dy ditëve të fundit ka shoqëruar rreth 20 persona, ish-anëtarë të MEK, organizatës së muxhahedinëve iranianë që strehohen në Shqipëri.

Hetimi ka nisur pas dyshimeve se këta individë ishin në shërbim të autoriteteve iraniane për spiunazh.

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë kryer edhe disa kontrolle banesash, apartamente me qira dhe zyra ku qëndronin këta persona dhe kryenin aktivitete të ndryshme. /A2 CNN/