Dyshime për mundësinë e manipulimeve me vërtetimet e lëshuara për personat me probleme gjatë lëvizjes, të cilët do të votojnë të shtunën. Sipas detajeve nga hetimi policior, në listën e dorëzuar në KSHZ janë gjetur edhe persona që janë të punësuar, ndërsa do të votojnë ditën e njëjtë me të paaftit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burimet policore thonë se një paastruese e gjimnazit “Nikolla Karev” dhe një i punësuar në kompaninë private “Zhito Luks”, kanë siguruar vërtetime mjekësore me diagnozën se kanë vështirësi gjatë lëvizjes, njofton Alsat M.
Policia të njëjtit i ka ftuar për bisedë, por ata nuk kanë qenë në shtëpi. Mes tjerash, policila ka vizituar edhe institucionin që ka dhënë vërtetimet.
Pasi i kanë kontrolluar vërtetimet e lëshuara, kanë konstatuar se një mjeke brenda 40 minutash ka firmosur 29 vërtetime. Do të hetohet nëse vula e saj është keqpërdorur ose ajo personalisht i ka lëshuar të njëjtat. Kontrolli gjithashtu ka terguar se ata që kanë marrë vërtetime nuk kanë paguar participim prej 60 denarëve.
MPB-ja konfirmoi se po heton mundësinë e keqpërdorimeve gjatë votimeve të personave të sëmurë dhe me probleme në lëvizje në Komunën Gjorçe Petrov dhe në gjithë territorin e vendit./Telegrafi/