Telegrafi

Dyshemeja e mahnitshme, e tëra nga monedhat (Foto)

Në rrjetin social Reddit, janë postuar fotografitë dyshemesë së një shtëpie, që nuk dihet se ku ndodhet, por e cila është mbuluar me monedhat.

Secila pare e vogël është vendosur në mënyrë të caktuar, që të formohet figura e dëshiruar, transmeton Telegrafi.

Derisa në mes ka shumë katrorë, skajet e hapësirës janë bërë me linja të valëzuara.

Për të bërë këtë dysheme unike, janë shpenzuar 130 dollarë, dhjetë shishe ngjitës, ndërsa janë shfrytëzuar disa dërrasa për t’i mbrojtur monedhat që të mos lëvizin gjatë procesit të punës.

Mirëpo, për krijimin e saj janë dashur disa muaj punë, pasi gjithçka është e bërë me dorë. /Telegrafi/