Manchester City triumfoi me rezultat 3-2 ndaj Aston Villas dhe fitoi titullin e dytë radhazi të Ligës Premier, pas së cilës tifozët e kampionëve vrapuan në fushë për të festuar.
Një festë të çmendur pati edhe një anëtar i stafit teknik të klubit, Brandon Ashton që përkujdeset për pjesën e fanellave.
Derisa në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë pamjet nga festimet e Citizens për titull, duket se ai e ka shijuar shumë këtë trofe.
Në zhveshtore e Cityt ishin futur në radhë lojtarët dhe pjesa tjetër e klubit, ndërsa Ashton bëri rrëshqitjen e tij në dysheme.
Ish-ylli i Cityt, Vincent Kompany, tha në dokumentarin e Amazon: “Brandon është një lloj si zemra dhe shpirti i dhomës së zhveshjes, ai ka këtë aftësi për të hequr presionin”.
Kevin De Bruyne shtoi: “Unë do të thosha që lojtarët janë më të afërt me personin që na i mbikëqyrë fanellat. Unë jam shumë mirë me të, që nga dita e parë. Ndonjëherë, për mua, është mirë të jesh me dikë që nuk është futbollist”.
Ashton ka qenë në klub që kur ishte 16 vjeç, dhe pasi mbaroi shkollimin e tij, ai iu bashkua stafit të dhomës që merret me mirëmbajtjen e fanellave. /Telegrafi/
The dressing room moment you’ve all been waiting for… 😂😭 pic.twitter.com/CBiRghWruU
— City Xtra (@City_Xtra) May 22, 2022