Telegrafi

Dyshekun e vjetër deshën ta hedhin në kopshtin e fqinjit, kapen prej tij derisa po iknin (Video)

Craig Hardwick është konfrontuar me dy fqinjë, që donin ta hidhnin një dyshek të vjetër në kopshtin para shtëpisë së tij në Walsall të West Midlands.

Pronari 37-vjeçar ka arritur me veturë, në momentin që të rinjtë po largoheshin dhe iu ka kërkuar ta largonin prej aty, transmeton Telegrafi.

Përkundër që ishin duke shkelur rendin, ata iu kundërpërgjigjën duke iu thënë se po tregohet raciste, vetëm pse ata nuk janë vendas.

Megjithatë, Hardwick nuk u largua dhe qëndroi para pronës së tij, derisa ata u larguan prej nga kishin ardhur bashkë me dyshekun e vjetër. /Telegrafi/