Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi se ka marr 200 aeroplanë mallrash me pajisje ushtarake nga disa vende.
Ministria tha se municionet, automjetet e blinduara dhe armët kanë arritur pasi përdorimi i armëve amerikane në luftën e vazhdueshme në Gaza është nën kontroll të shtuar.
Ministria izraelite tha se më shumë se 10 mijë ton pajisje ushtarake ishin dorëzuar që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
The 200th cargo plane carrying military equipment for the IDF has arrived in Israel. Over 10,000 tons of military equipment were delivered since the beginning of the war, including armored vehicles, armaments, personal protective equipment, medical supplies, ammunition, and more. pic.twitter.com/ZgNGSF7BA6
— Ministry of Defense (@Israel_MOD) December 6, 2023
Pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes izraelite tregojnë dy lloje të ndryshme automjetesh të blinduara, si dhe disa paleta me municione.
Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes tha se ndihma kishte arritur nga disa vende, por nuk pranoi të thoshte se cilat shtete të tjera kishin dërguar ndihma ose sa kishin ardhur nga Shtetet e Bashkuara.
Dërgesat e ndihmave ushtarake amerikane filluan menjëherë pas fillimit të luftës më 7 tetor me Hamasin. /Telegrafi/