Telegrafi

Dyqani smardonline.com, me platformë dhe ueb faqe të re

Duke i ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit në fushën e shitjeve online, Smardonline.com si kompania e parë dhe më e madhe në tregun e Kosovës, sjellë risi në komunikimin me konsumatorët e saj.

Ridizajni i ueb faqes se http://smardonline.com/ dhe kalimi në një platforme të re, janë pjesët kryesore të këtij ndryshimi, përmes të cilave klientëve iu mundësohet blerje e shpejtë dhe praktike, derisa bashkëpunëtorëve iu ofrohet mundësi dhe hapësirë më të mëdha në promovimin dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre.

Ofrimi i hapësirave reklamuese për kompanitë që duan t’i promovojnë produktet e tyre, është risija e radhës që po e sjellë Smardonline.com.
Komunikimi si pjesë vitale e ndërtimit të raporteve me konsumatorët, në të cilën Smard-i investon vazhdimisht, tash e tutje do t’iu mundësohet klientëve, përveç telefonit dhe e-mailit, edhe përmes rrjeteve sociale: Viber, Facebook, Live chat, Skype.

Platforma e re e Smard-it, e cila përmban më tepër se 2500 produkte, do te jetë shumë lehtë e qasshme për konsumatorët.

Prezantimi i dizajnit dhe platformës së re të Smardonline.com, është bërë të mërkurën (7 tetor), në Qendrën Inovative të Kosovës (ICK).
Të gjithë klientët që do të bëjnë porosi në Smardonline.com, deri më datën 24 tetor të këtij viti, do të shpërblehen me nga një dhuratë nga kompania.

Për të parë platformën dhe dizajnin e ri klikoni këtu:
/Telegrafi/