Telegrafi

Dymbëdhjetë historitë frymëzuese të të famshmëve që arritën të humbin shumë peshë

Fotografitë frymëzuese të të famshëmve dhe trupave të tyre të përsosur janë në të gjithë Internetin.

Ndonjëherë nëse i sheh fotografitë e tyre mund të jetë vërtetë zhgënjyese, dhe është e vështirë të mos ndihesh pak ziliqar.

Megjithatë, jo të gjithë në Hollywood u lindën jashtëzakonisht të përshtatshëm dhe të mrekullueshëm.

Lexo po ashtu Njëzetë fakte rreth "Titanikut" që na bëjnë të zbulojmë faqe të reja të këtij filmi

Disa nga aktorët dhe këngëtarët tanë të preferuar dukeshin krejtësisht të ndryshëm nga standardet e bukurisë së Hollywoodit.

Bright Side ka sjell një listë me disa nga të famshmit që arritën të humbin peshë, dhe të duken shumë më fit.

1. Adele

Është e vështirë të mos vëreni se Adele i hoqi disa kilogramë shtesë që nga viti 2008, edhe pse ajo kurrë nuk e ka ndarë atë peshë që ka humbur. Këngëtarja thotë se e bëri atë për lumturinë e saj personale dhe jo për të përmbushur standardet e bukurisë. Adele eleminoi tërësisht sheqerin nga jeta e saj.

2. Mama June

Mama June nga reallity show “Here Comes Honey Boo Boo” ka humbur shumë kilogramë gjatë viteve të fundit. Ajo duhej t’i nënshtrohej një operacioni të mushkërive në vitin 2015. Që atëherë, ajo ka ndjekur një dietë të rreptë dhe ushtron rregullisht.

3. Rebel Wilson

Rebel Wilson filloi udhëtimin e humbjes së peshës në vitin 2016. Që atëherë ajo ka humbur rreth 14 kilogramë. Aktorja thotë se çelësi i suksesit të saj është trajnimi fizik.

4. Kelly Osbourne

Kelly Osbourne ka humbur rreth 31 kilogramë që nga viti 2009 kur ajo mori pjesë në Dancing With The Stars. Partnerja e “Kelly’s show” praktikoi një dietë të shëndetshme.

5. Jordin Sparks

Pjesëmarrësja në talent-shown “American Idol”, Jordin Sparks humbi 22 kilogramë në vitin 2012. Ajo donte të ishte e shëndetshme, kështu që filloi numërimin e kalorive, duke ecur çdo ditë dhe duke punuar me një trajner personal.

6. Zach Galifianakis

Ylli Zach Galifianakis ka humbur shumë peshë kohët e fundit, dhe ai duket krejtësisht ndryshe. Aktori tha se pjesa më efektive e dietës së tij ishte heqja e alkoolit.

7. Khloe Kardashian

Khloe Kardashian gjithmonë ndjehej e parehatshme në trupin e saj në krahasim me motrat e saj. Ajo u konsiderua si një boshllëk në familje. Pas martesës me ish-bashkëshortin e saj, ajo humbi 18 kilogramë dhe filloi rrugëtimin e saj të humbjes së peshës, të cilin ende e vazhdon.

8. John Goodman

Kur John Goodman peshonte 181 kilogramë, ai e kuptoi se ishte koha për të marrë gjërat në duart e tij. Që nga viti 2015, aktori ka humbur mbi 100 kilogramë. Ai në thelb filloi të kontrollojë gjithçka që hëngri dhe sa.

9. Jennifer Hudson

Jennifer Hudson ka humbur pothuajse 36 kilogramë që nga viti 2010. Ajo nuk ka shumë kohë për të punuar për shkak të orarit të saj të zënë. Në vend të kësaj, Jennifer shikon atë që ha shumë kujdes dhe ndjek një dietë të rreptë.

10. Christina Aguilera

Christina Aguilera humbi gati 22 kilogramë në vitin 2013. Ajo mori një pushim nga “The Voice” dhe rishqyrtoi dietën dhe regjimin e saj të stërvitjes. Christina pohon se “reiki”, një praktikë e lashtë aziatike, e ndihmoi vërtet të merrte formë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

11. Melissa McCarthy

Melissa thotë se trupi i saj është një “punë në progres”. Ajo tashmë ka humbur rreth 34 kilogramë dhe vazhdon të shikojë dietën e saj. Aktorja përpiqet të praktikojë në një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të shkojë në shtrat në orën 7:30 pasdite çdo natë.

12. Jimmy Kimmel

Kur pesha e Jimmy Kimmelit arriti në 90 kilogramë, vendosi që ishte koha për një ndryshim. Ai filloi të punojë më shumë dhe të llogarisë kaloritë, së bashku me agjërimin e përhershëm. Jimmy Kimmel humbi rreth 11 kilogramë.

Bonus: 50 Cent

Reperi dhe aktori super atletik, 50 Cent humbi të gjithë masën e tij të muskujve për një film. Ai luajti një lojtar futbolli që vuante nga kanceri në të gjitha gjërat. /Telegrafi/