Telegrafi

Dyfytyrëshi Higuain tri muaj më parë: Serie A e manipuluar nga Juve

Gonzalo Higuain kompletoi super transferimin e tij për 94 milionë euro nga Napoli te Juventusi.

Sulmuesi i cili ishte më i miri sezonin e kaluar me 31 gola duke udhëhequr Napolin drejt luftës për titull, sot ka një imazh prej tradhtari dhe dyfytyrëshi ndër tifozët napolitanë, shkruan Telegrafi.

Dhe kjo po ndodh me të drejt.

Higuain vetëm tri muaj më parë në fund të sezonit në një prej ndeshjeve më vendimtare ndaj Udineses, ku u përjashtua me të kuq, humbi toruan duke folur me emocione para gazetarëve.

Lexo po ashtu Kjo është e dashura super seksi e Gonzalo Higuain (Foto)

Ai la të kuptohet se është i zhgënjyer nga referimi dhe se Juventusi po favorizohet, e se ai e kuptoi në atë moment se kampionati italian është i fiksuar në favor të Juventusit.

“Unë jam i frustruar dhe i zhgënjyer. Kam dyshuar më herët, por tash po e vërtetoj se Serie A është e fiksuar në favor të Juventusit”, u shpreh Higuain para gazetarëve menjëherë pas ndeshjes Udinese-Napoli.

Sot Higuain është lojtar i atij Juventusi manipulues që e ka fyer, teksa po ashtu është edhe dyfytyrëshi më i madh e tradhtari më i madh ndër tifozët e Napolit për fjalët që ai i tha vet. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet