Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 janë kthyer ndër personat më të komentuar në media rozë.
Ata marrin vëmendje me pothuajse secilin veprim apo diskutim që bëjnë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së famshme.
Së fundmi disa prej tyre kanë debatuar me tone të larta dhe e gjitha nisi rreth punëve të shtëpisë.
Pas një debati mes Albës dhe banores së re, Erida edhe Blerando dhe Azemi janë përplasur me njëri-tjetrin.
“A po tutesh me fol, njeriu i fundit je për me fol, dyfytyrësh, të kanë qit banorët në nominim se e kanë parë çfarë fytyre ke, se ti don me i bën njerëzit me vete dhe me i shfrytëzua, një herë me Bleron, pastaj me Bucin, Santianën dhe tani me Albën”, i tha Azemi-Blerandos.
Ndërsa, Blerando i tha se ai është më pak i preferuar nga publiku dhe se atë dhe të gjithë banorët e tjerë do t’i përshëndet kur të dalin jashtë.
“Me ty nuk merret askush, ti je më i pa preferuari nga publiku, të gjithëve nga jashtë do iu përshëndes, a e patë Monikën se si e kam përshëndetur, ashtu të gjithë do i përshëndes”, ka thënë Blerando.
Ndërkohë, kujtojmë që këtë javë të nominuar janë shtatë banorë: Alba, Azemi, Besi, Blerando, Ylli, Blero dhe Kaderi, njëri nga ta pritet të largohet të premten. /Telegrafi/