Site icon Telegrafi

Dyfishohet numri i të vdekurve me coronavirus, qeveria britanike planifikon të nxjerrë trupat ushtarake në rrugë që të merren me krizën

Qeveria e Britanisë së Madhe e ka hartuar një plan, ku planifikon të nxjerrë trupat ushtarake që të patrullojnë në rrugë, në mënyrë që të merren me krizën e coronavirusit, pasi numri i të vdekurve është dyfishuar në 24 orët e fundit.

Me numrin e të vdekurve që është ngritur nga 11 në 21 dhe me 40 për qind më shumë të prekur nga kjo sëmundje, Downing Street ka kërkuar që të mos zhvillohet asnjë aktivitet që përfshin grumbullimin e madh të njerëzve, transmeton Telegrafi.

Nëse një pjesëtar i familjes është i infektuar, qeveria britanike ka kërkuar që e tërë familja të hyjë në karantinë, nga frika se mund të jenë të sëmurë por nuk shfaqin simptoma.

Për të pasur sa më pak raste, ministrat iu kërkuan personave mbi 70-vjeçar që të mos dalinn nga shtëpitë, në mënyrë që të mos kenë asnjë kontakt të mundshëm me personat e prekur.

Si pjesë e skenarit më të keq, planifikohet të nxirret ushtria n rrugë, që t’i mbrojë spitalet dhe super-marketet, të përcjellë bartjen e ushqimeve, si dhe të ngre tenda për ata që kanë nevojë.

Ushtarët e trajtuar për sulme nukleare dhe biologjike, do të merren me pastrimin e hapësirave, ku kanë qëndruar personat e sëmurë, në mënyrë që ambienti të jetë sa më i pastër. /Telegrafi/

Exit mobile version