Telegrafi

Dyert speciale të hangarit, mundësojnë mbylljen brenda edhe të aeroplanëve gjigantë (Foto)

Aeroporti i Munihut të Gjermanisë, që është një ndër më të mëdhenjtë në Evropë, ka instaluar një palë dyer speciale, që ia mundësojnë një prej aeroplanëve më të mëdhenj, të mbyllet në hangar.

Në mes të dyerve që rrëshqasin nëpër binarë, ndodhet një vrimë në mes – e cila mbyllet në trupin e Airbus A380, duke ia lënë pjesën e fundit dhe bishtin përjashta, transmeton Telegrafi.

Para se të ndërtoheshin këto dyer, aeroplanët gjigant duhej të qëndronin në hangar të hapur, duke i bërë punonjësit dhe mirëmbajtësit e ndryshëm të dridhen në ditë të ftohta.

Megjithëse gjithçka duket e lehtë dhe e përputhshme, për ndërtimin e këtyre dyerve që peshojnë 20 tonelata është dashur katër javë punë.

Qëndrimi i pjesës së fundit dhe bishtit përjashta, nuk shkakton ndonjë problem, pasi që aeroplanët kalojnë nëpër temperaturë edhe më të ulët se 60 gradë Celsius kur janë në fluturim. /Telegrafi/