Site icon Telegrafi

Dybala zbulon ‘idhujt’ e tij (Foto)

Paolo Dybala është njëri nga talentet më të mëdhenj të futbollit në qarkullim.

Talenti argjentinas i Juventusit ka bërë të gjithë për vete me talentin e tij që po e shfaq sezoneve të fundit.

Ndërsa, i pyetur së fundmi se nga cili futbollist frymëzohet, argjentinasi ka thënë se dy janë ‘idhujt’ e tij.

“Idhulli im? I kam dy: njëri është Del Piero dhe tjetri është Pirlo”, ka deklaruar Dybala, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Dybala pritet të kthehet këtë fundjavë në skuadrën e ‘Zonjës së Vjetër’ për ndeshjen me Genoan, por nuk dihet se a do të jetë titullar. /Telegrafi/

Pirlo dhe Del Piero gjatë kohës sa ishin pjesë e Juves
Exit mobile version