Telegrafi

Dybala zbulon dhimbjet që kishte pasi rezultoi pozitiv me coronavirus

Paulo Dybala rezultoi pozitiv në testin për coronavirus disa ditë më parë dhe po e kalon periudhën e detyrueshme në karantinë.

Ai është në shtëpinë e tij bashkë me partneren Oriana e cila po ashtu ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Edhe pse i izoluar, sulmuesi argjentinas ka mbajtur kontakte me tifozët përmes rrjeteve sociale.

“Pas disa simptomave të forta, që kam pasur para disa ditësh, tani jam mirë. Mund të lëviz dhe gjithashtu po mundohem të bëj disa ushtrime”, ka filluar rrëfimin e tij argjentinasi përmes Skype në një lidhje të drejtpërdrejtë me “#ACasaConLaJuve”.

Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për “La Joyan” dhe ai vet e pranon.

“Kur përpiqesha të bëja diçka, më kisha vështirësi në frymëmarrje dhe pas pesë minutash ndihesha i lodhur. Në muskuj ndjeja dhimbje dhe më duhej të ndaloja”.

Paulo Dybala. (Photo by Daniele Badolato – Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Në fund ai tregoi se tashmë janë mirë, ai dhe partnerja e tij.   “Për fat të mirë, unë dhe Oriana jemi më mirë”, nënvizoi Dybala.

Te Juventusi kanë dal dhe dy lojtarë tjerë pozitiv me coronavirus, Daniele Rugani e Blaise Matuidi. /Telegrafi/