Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka thënë se nuk e di se si Paulo Dybala do t’i menaxhojë emocionet e tij në “Allianz Stadium”, kur të takohet të shtunën me Juventusin.
Giallorossi udhëtojnë në Torino me dy fitore nga dy ndeshje në Serie A, ndërsa vuajnë mungesën e Nicolo Zaniolos dhe Georginio Wijnaldumit.
“Është një lojë e mrekullueshme kundër një ekipi që dëshiron të fitojë titullin, por është një nga 38 ndeshjet. Të luash një ekip të madh të jep motivim, por është gjithashtu e vështirë. Çdo lojë është e njëjtë, rutina nuk ndryshon. Unë kam qenë në Torino shumë herë, nesër është një tjetër”, ka thënë Muorinho për ndeshjen.
🎙️ José Mourinho alla vigilia di #JuveRoma #ASRoma https://t.co/bPsLssZjKr
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 26, 2022
Dybala do të përballet për herë të parë me ish-klubin e tij. Herën e fundit që luajti në Torino në maj, ai shpërtheu në lot teksa u tha lamtumirë simpatizantëve të Juventusit.
“Këshilla për Dybalan? Jo, varet nga karakteri i lojtarit. Nuk e di si do të përgjigjet Paulo”.
“Ai ka një fytyrë foshnje, por nuk është. Mund të flasim për mënyrën sesi ai mund të luante, por ai e ka kontrollin e emocioneve të tij. Nuk kam parë asgjë ndryshe këto ditë, pres një lojë të rregullt, ndoshta me pak emocion para dhe pas”, ka nënvizuar portugezi. /Telegrafi/
🙋♂️ "Paulo!" 💎🤗 pic.twitter.com/BQ0U7mbBIW
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 26, 2022