Ish presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se ka qenë afër që ta pranojë ofertën e Napoliit për Paulo Dybalan.
Sipas tij klubi napolitan ofronin Jorginho plus një numër të madh parash që ta marrin yllin argjentinasi, por për Dybalan zgjidhja e parë ishte Juventusi.
Argjentinasi u bashkua me Bianconerër për shumën e afër 40 milionë euro, por në verën e vitit 2015 mund të përfundonte në San Paolo.
“Napoli pyeti për Dybalan, dhe më ofruan Jorginhon, plus edhe para, që ishin diku rreth 30 milionë euro”.
“Mendova për këtë, por oferta tjetër ishte më e mirë”.
“Dybala në Napoli do të ishte perfekt , do të ishte vend shumë i mirë për të, jo si Torino”.
“Në Juventus është shumë e vështirë për një lojtar që të bëhet idhull” ka thënë Zamparini për Radio Kiss Kiss Napoli.
Dybala te Juventusi prej ardhjes së tij ka fituar dy tituj kampioni dhe dy Kupa të Italisë, ndërsa ka luajtur edhe një finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/