Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, mund të luaj si Lionel Messi.
Ylli i Barcelonës, do të mungojë në ndeshjet që kombëtarja e tij do t’i luajë me Perun dhe Uruguain.
“Ai mund të luajë sikurse Messi, ne pozitën e tij me formën që ka”.
“Paulo është një lojtar që mund ta ndryshojë lojën në çdo moment, ai është rritur shumë si lojtarë ën gjashtë muajt e fundit duke shënuar gola dhe asistime”.
“Ai është në formë shumë të mirë dhe ne duhet të përfitojmë nga kjo”, ka thënë trajneri i Argjentinës. /Telegrafi/