Site icon Telegrafi

Dybala: Shpresoj t’i shënoj Casillasit dhe të ma japë fanellën ose dorëzat

TURIN, ITALY - FEBRUARY 28: Paulo Dybala of Juventus FC looks on during the TIM Cup match between Juventus FC and SSC Napoli at Juventus Arena on February 28, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Paulo Dybala thotë se do të ishte gjë e veçantë po t’i shënonte gol Iker Casillasit në duelin ndërmjet Juventusit dhe Portos.

Bianconerët janë nikoqirë të klubit portugez në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas shpreson t’i shënojë gol portierit spanjoll dhe do të dëshironte t’ia marrë fanellën pas ndeshjes.

Lexo po ashtu ​Dybala ia mbyll derën Realit e Barçës, afër rinovimit me Juvën

“Natyrisht se dua të shënoj. Gjithmonë duke pasur respektin maksimal dhe për shkak se puna ime si sulmues është që të shënoj gola. Do të ishte e veçantë që të shënoja kundër një portieri si ai”.

“Nëse e lexon këtë intervistë, shpresoj të më shohësh dhe të mos harrosh të ma japësh fanellën. Ose së paku dorëzat”, ka deklaruar Dybala për O Jogo.

Juventusi shënoi dy gola në takimin e parë në udhëtim dhe është shumë afër që të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version