Telegrafi

Dybala sërish në bankë në ndeshjen ndaj Dynamo Kyivit?

(Foto: Instagram/paulodybala)

Paulo Dybala mund të jetë sërish në bankën rezervë edhe në ndeshjen e Juventusit kundër Dynamo Kyivit në Ligën e Kampionëve që zhvillohet sonte (e martë).

Argjentinasi nuk ishte i kënaqur që nuk luajti në barazimin (1-1) e Zonjës së Vjetër kundër Crotones dhe këtë u ka bërë me dije shefave të klubit.

Ndërsa trajneri Andrea Pirlo ka thënë se ai ishte i hidhëruar, sepse nuk kishte luajtur një lojë të gjatë.

(Foto: Instagram/paulodybala)

Tash mediat italiane raportojnë se ‘La Joya’ pritet sërish të jetë në bankën rezervë dhe mund të inkuadrohet në gjysmën e dytë.

Lexo po ashtu Pirlo: Dybala është i dëshpëruar

Në fazën e sulmit, Pirlo pritet të luajë me Aaron Ramseyn prapa dy sulmuesve Alvaro Morata dhe Dejan Kulusevski. /Telegrafi/