Paulo Dybala pritet shumë shpejt të rinovojë kontratën e tij me Juventusin.
Sipas asaj që shkruan Corriere Dello Sport në janar do të vijë dhe zyrtarizimi i zgjatjes së marrëveshjes që e lidhë lojtarin me Juventusin deri në 2021.
Dybala do të fitojë me kontratën e re 5 milionë euro në sezon plus bonuset.
Në këtë mënyrë Dybala forcën lidhjen e tij me kampionët e Italisë, që kështu i japin një mesazh edhe skuadrave që kanë hedhur sytë nga futbollisti si Real Madridi apo Barcelona.
Edhe dy të rinj si Daniele Rugani dhe Stefano Sturaro, si dhe një futbollisti me përvojë Leonardo Bonucci kanë rinovuar me Juventusin.
Të gjithë kanë rinovuar deri në 2021, dhe të njëjtën gjë do të bëjë dhe Dybala duke garantuar vazhdimësinë me Juventusin. /Telegrafi/