Site icon Telegrafi

Dybala rinovon këtë javë

Vazhdimi i kontratës së Paulo Dybalas te Juventusi, pritet të zyrtarizohet gjatë javës, ndërsa bëhet e ditur se nuk do të përfshihet klauzola për prishjen e kontratës.

Sulmuesi është në bisedime me Bianconerët qe një kohë për rinovim, pasi kampioni italian dëshiron ta mbajë deri në vitin 2021.

Lexo po ashtu Kush e dëshiron Dybalan, duhet të thyejë çdo rekord të transferimeve

Në javën e kaluar, agjenti i tij kishte arritur në Itali, ndërsa Gazzetta dello Sport raporton se tashmë ekziston marrëveshja.

Dybala do të shtojë vetëm një vit në kontratën e tij ekzistuese, por do të përfitojë rreth shtatë milionë euro në sezon duke i përfshirë edhe bonuset në lidhje me arritjet e skuadrës.

Zonja e Vjetër nuk do të përfshijë një klauzolë në kontratë, ashtu që klubet që duan ta blejnë argjentinasin duhet të negociojnë me Juven. /Telegrafi/

Exit mobile version