Juventusi e ka dyfishuar epërsinë kundër Lazios në duelin e xhiros së 34 në Serie A.
Në fillim të gjysmës së dytë, Patricio shkaktoi ndërhyrje të gabuar në Dybalan duke shkaktuar penalti dhe u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Paulo Dybala mori përgjegjësinë dhe shënoi nga pika e bardhë (52’).
Pas një kundërsulmi të Bianconerëve, argjentinasi shënoi edhe golin e dytë personal (64’). Asistues ishte Sami Khedira. /Telegrafi/