Dybala do vetëm Romën, me klauzolë apo jo ku është i vetmi ngërq për tu zgjidhur dhe ka pasiguri, argjentinasi nuk ka ndërmend që të largohet nga kryeqyteti italian.
Madje rinovimi deri në vitin 2026 nuk ka qenë kurrë më afër të ndodhë.
Interi së fundmi ka tentuar transferimin e lojtarit, me Beppe Marottan që ka pasur një telefonatë me agjentin e Dybalas, por ka qenë vet sulmuesi që e ka refuzuar atë.
Klubi verdhekuq, me këmbënguljen e Mourinhos, ka punuar për të blinduar marrëdhënien e nisur verën e kaluar dhe është arritur parimisht marrëveshja, që pritet të zyrtarizohet në fillim të gushtit.
Dybala do të firmosë rinovimin e kontratës deri në vitin 2026 me opsionin për të zgjatur edhe një sezon bashkëpunimin me Romën dhe do të përfitojë shtatë milionë euro në sezon, 2,5 më shumë se sa fiton aktualisht.
Me kontratën e re do të eliminohet edhe klauzola problematike për prishjen e kontratës, për të cilën është shkruar shumë gjatë muajve të fundit e cila ishte vetëm 12 milionë euro.
29-vjeçari në vitin e tij të parë me Romën zhvilloi 38 ndeshje, ku realizoi 18 gola dhe dhuroi tetë asistime. /Telegrafi/