Telegrafi

Dybala refuzon përsëri të largohet nga Juventusi?

Paulo Dybala thuhet se mund të refuzojë edhe një herë të largohet nga Juventusi nëse klubi nuk i ofron atij një zgjatje të kontratës.

Marrëveshja aktuale e Dybalas me Zonjën e Vjetër skadon në qershor të 2022 dhe  La Gazzetta dello Sport konfirmon raportin e Football Italia mbi situatën e kontratës së argjentinasit.

Gjigantët e Serie A i ofruan Dybalas një kontratë të re me 10 milionë euro në vit në verë, por lojtari refuzoi propozimin.

Agjenti i tij Jorge Antun udhëtoi në Itali në tetor, por Bianconerët nuk iu afruan atij kontratën e atëhershme. Antun aktualisht është në Argjentinë, duke pritur një ofertë të re nga klubi.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Dybala ka të ngjarë të refuzojë të largohet nga Juventusi në verë nëse klubi nuk i ofron atij një marrëveshje të re.

Nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved pranoi se Zonja e Vjetër po “konsideron çdo mundësi” në treg kur u pyet për të ardhmen e argjentinasit në Torino.

Dybala refuzoi të largohej nga Juventusi për t’u bashkuar me Manchester Unitedin në verën e vitit 2019 kur ai mund të ishte transferuar në Old Trafford në një marrëveshje shkëmbimi me Romelu Lukaku.

Sipas raporteve në Itali, Chelsea dhe Tottenham Hotspur po mbajnë shënime për 27-vjeçarin. /Telegrafi/