Atëherë kur u mendua që Juventusi nuk e ka forcën këtë sezon të fitojë trofe, në skenë doli Paulo Dybala.
Argjentinasit iu desh që të pushojë dy muaj shkaku i një tërheqje muskulore, por ai u rikthye dhe çfarë rikthimi!
Katër gola në tri ndeshje, brenda tetë ditëve.
Me një total prej katër golash, në tetë ditë, Dybala e riktheu Juventusin në krye të kampionatint dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Tashmë ‘Zonja e Vjetër’ kryeson Serien A me një pikë para Napolit dhe një ndeshje më pak.
Katër gola vendimtarë për të arritur çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, katër gola për t’a ngjitur Juventusin në udhëheqësen e kampionatit.
Tashmë Massimiliano Allegri beson se këtë vit mund t’i arrijë të gjitha. Jo vetëm në Itali por dhe në Evropë, Allegri prezantohet krenar kundër të gjithëve.
Ndshaj e mbetur ndaj Atalantas mund ta dërgojë Juventusin në katër pikë plus ndaj Napolit.
Fitorja në këtë ndeshje e dërgon drejt titullit të shtatë në Serie A. /Telegrafi/