Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala më në fund ka thyer heshtjen rreth të ardhmes së tij.
La Joya po lidhet me një kalim te Chelsea, ndërsa këta zëra u shtuan edhe nga përfshirja e disa prej lojtarëve të Bluve.
Thiago Silva ka thënë se nëse Dybala do t’i bashkohej klubit londinez, do të ishte një transferim masiv.
Por, Dybala i ka thënë La Roma 24: “Jam i motivuar për para-sezonin, të cilin do ta fillojmë të hënën (sot). E ardhmja ime? Jam i lumtur te Roma”.
“Unë jam duke qëndruar këtu”, ka bërë të ditur sulmuesi argjentinas.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, deklaroi javën e kaluar: “Unë nuk di asgjë për kontratën e tij. Mirëpo, padyshim që unë flas me Paulon si me të gjithë lojtarët e mi”. /Telegrafi/