Telegrafi

Dybala pritet të marrë vendimin sot, De Rossi: Kam frikë ta shoh Romën pa argjentinasin

Paulo Dybala luajti 20 minuta për Romën në sfidën ndaj Cagliarit, por aq mjaftuan për të treguar ai klasin që posedon.

Ylli argjentinas ka një ofertë shumë të lartë nga klubi arab Al-Qadisiah prej 20 milionë eurove në sezon.

Dybala është duke e vlerësuar këtë ofertë, teksa sot pritet të marrë vendimin përfundimtar.

Lexo po ashtu Roma po pret përgjigjen e Dybalas, nëse argjentinasi largohet do të zëvendësohet nga ylli i Kosovës

30-vjeçari do të vendos nëse do të mbetet te Roma ose do të pranojë ofertën e arabëve.

Megjithatë pas ndeshjes me Cagliarin 0-0, trajneri i Romës, Daniele De Rossi u pyet për të ardhmen e argjentinasit.

“Unë kam folur tashmë për këtë histori. Më 1 shtator do të shohim skuadrën që do ta kem në dispozicion”.

“Do të kisha frikë nga një Romë pa Dybalan ose pa një zëvendësues nëse ai ose dikush tjetër do të largohej. Nëse dikush largohet dhe ne arrijmë ta zëvendësojmë, atëherë ne punojmë dhe vazhdojmë”, tha De Rossi. /Telegrafi/