Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, pritet të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës nesër (e premte) dhe të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Interit.
Argjentinasi nuk u inkuadrua në humbjen nga Atalanta për shkak të një problemi muskulor, megjithatë udhëtoi me Argjentinën, por nuk luajti në asnjërën prej ndeshjeve miqësore.
Sipas Calciomercato.com, ekzaminimet mjekësore të realizuar mëngjesin e sotëm (e enjte) kanë konfirmuar se ai është shëruar plotësisht nga lëndimi.
Gjatë mbrëmjes, ‘La Joya’ është stërvitur në palestër, ndërsa – sipas Gazzetta Dello Sport e Sportmediaset – të premten do të përfshihet në përgatitjet e skuadrës në sesionin përfundimtar në Trigoria para udhëtimit në Milano.
Njëherësh, raportohet se Dybala mund të jetë i gatshëm madje të inkuadrohet në formacionin startues. /Telegrafi/