Site icon Telegrafi

Dybala prezanton fanellat e reja të Juventusit

Mediat e huaja kanë raportuar kohët e fundit për një largim të mundshëm të Paulo Dybalas.

Por, duket se kështu nuk mendojnë zyrtarët e klubit italian dhe me një lëvizje, kanë hedhur poshtë shkrimet dhe raportimet e tilla.

Argjentinasi është përzgjedhur si model për prezantimin e fanellave të reja për sezonin e ardhshëm të bardhezinjve.

Tashmë kanë rrjedhur edhe imazhet e para në rrjetet sociale teksa shihet lojtari duke pozuar me fanellat e reja.

Rreth shërbimeve të lojtarit kanë shprehur interesim Manchester United dhe Bayern Munich gjersa si zëvendësues shihet Joao Felix i Benficës.

Ndryshe, në fushatën promovuese të fanellës së sezonit të ri është edhe bukuroshja, Petronella Ekroth. /Telegrafi/

Exit mobile version