Site icon Telegrafi

Dybala paralajmëron rikthimin

(Foto: Instagram/paulodybala)

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka lënë të kuptohet se është pranë rikthimit nga lëndimi.

Argjentinasi pësoi një lëndim të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë në ndeshjen e Serie A kundër Sassuolos në fillim të muajit janar.

Gjatë të enjtes, 27-vjeçari është parë në stërvitjet e skuadrës, ndërsa mediat kanë raportuar se mund të përfshihet në skuadrën që do të luajë kundër Romës të shtunën mbrëma, por kjo vështirë mund të ndodhë.

Lexo po ashtu Dybala synon të kthehet për ndeshjen ndaj Romës

Dybala e ka publikuar edhe një fotografi në rrjetet sociale me përshkrimin: “Duke parë kah rikthimi”.


Në javën e kaluar, drejtori Fabio Paratici kishte thënë për Sky Sport Italia se lëndimi nuk është aq serioz sa ishte besuar dhe se lojtari mund të kthehej brenda 7-10 ditësh.

Gjasat janë të mëdha që ‘La Joya’ të kthehet ndaj Napolit më 13 shkurt ose katër ditë më pas në Ligën e Kampionëve kundër Portos. /Telegrafi/

Exit mobile version