Site icon Telegrafi

Dybala: Numri 10 i veçantë, një ëndërr dhe një nder!

Paulo Dybala e ka cilësuar fanellën me numër 10 si një nder dhe një ndjenjë e përgjegjësisë dhe e përkatësisë në historinë e një klubi të madh si Juventusi.

Sulmuesi argjentinas ka bart fanellën me numër 21 te Zonja e Vjetër, por ajo është zëvendësuar me fanellën numër 10, të cilën Dybala e ka veshur atë për herë të parë në Juventus Allianz Arena në Torino këtë pasdite.

Lexo po ashtu Dybala do ta bartë numrin legjendar 10 (Foto)

“Kur më kërkuan të ndryshoja numrin e fanellën, prita dhe mendova nëse ishte e drejtë të largohesha nga 21-ta që ishte – dhe ende do të jetë në detyrë ndërkombëtare – një numër që më intereson shumë, gjë që më lejoi të fitoi shumë trofe dhe i përkiste lojtarëve më të mirë si Zinedine Zidane dhe Andrea Pirlo”, ka shkruar fillimisht ‘La Joya’ në Instagram.

Lexo po ashtu Urimi i Del Pieros për Dybalan, i cili u bë numri 10 i Juves

“Por, numri 10 është i veçantë. Është një nder ta vesh atë, pasi ai mban një ndjenjë të përgjegjësisë dhe të përkatësisë në historinë e një klubi të madh si Juventusi”, përcjell Telegrafi.

“Ishte në pjesën e pasme të shumë kampionëve të bardhezinjve si Omar Sivori, Michel Platini, Roberto Baggio, Alessandro Del Piero, Carlos Tevez”.

“Kjo është arsyeja pse për mua sot, duke pasur fanellën me numrin 10 në lëkurën time nuk është vetëm një ëndërr e fëmijërisë, por edhe një angazhim edhe më i fortë brenda meje për të sjellë ekipin tim në fitore në çdo ndeshje, në çdo garë dhe për çdo trofe”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version