Telegrafi

“As Dybala nuk do të mund të luante në këtë Napoli”

TURIN, ITALY - OCTOBER 25: Paulo Dybala of Juventus celebrates after scoring his team's second goal during the Serie A match between Juventus and Spal on October 25, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Agjenti i Emanuele Giaccherinit ka thënë se te ky Napoli aktual as Paulo Dybala nuk do të kishte vend. 

Giaccherini ka luajtur vetëm në tri ndeshje si zëvendësim në këtë sezon.

Në total italiani ka luajtur 50 minuta, ndërsa sezonin e shkuar ka luajtur vetëm një ndeshje nga fillimi.

“Ai meriton më shumë hapësirë”, ka thënë agjenti Furio Valcareggi për PiuEnne.

Lexo po ashtu Juventusi në shenjë të 120 vjetorit me fanella unike (Foto)

“Problemi te Napoli qëndron pasi ka tre lojtarë sulmues shumë kualitativ. Kanë tre lojtarë edhe në bankë dhe që e bën bankën shumë të fortë”.

“As Dybala nuk do të mund të luante në këtë skuadër”, ka thënë Valcareggi.

Giaccherini ka qenë pjesë e Juventusit në të kaluarën, ku ishte kthyer në lojtarë mjaftë të rëndësishëm dhe kishte fituar edhe tituj. /Telegrafi/