Site icon Telegrafi

Dybala nuk lëvizë, refuzon milionat e Arabisë për t’i qëndruar besnik Romës

Paulo Dybala do të vazhdoj të mbetet te Roma, përkundër ofertës fantastike në aspektin financiar që ka pasur.

Sulmuesi argjentinas ka dy vite pjesë e kryeqytetasve italian, por do të mbetet aty për së paku edhe një vit tjetër.

Ai ka vetëm një arsye që ka vendosur të qëndroj te Roma, pasi dëshiron të fitoj trofe me skuadrën e udhëhequr nga Daniele De Rossi.

Lexo po ashtu Roma po pret përgjigjen e Dybalas, nëse argjentinasi largohet do të zëvendësohet nga ylli i Kosovës

30-vjeçari kishte një ofertë të majme nga skuadra arabe Al-Qadsiah ku i ofruan 20 milionë euro në sezon.

Megjithatë pasi mendoi dy ditë, Dybala i ka kthyer përgjigje klubit arab duke e refuzuar këtë ofertë.

La Joya dëshiron të fitoj trofe te Roma dhe t’ia shpaguaj besimin e klubit dhe të tifozëve. /Telegrafi/ 

Exit mobile version