Site icon Telegrafi

Dybala në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Valencias

Paulo Dybala pësoi një ndrydhje të këmbës në fitoren e Juventusit kundër Sassuolo, duke e vu atë dyshim për ndeshjen e Valencias të së mërkurës mbrëma.

Sulmuesi argjentinas luajti 90 minuta në fitoren 2-1 ndaj Sassuolos, gjë që i pa Bianconerët të arrijnë rekord prej 100 për qind të fitoreve këtë sezon.

Megjithatë, klubi këtë pasdite zbuloi se ‘La Joya’ mori një trajtim për një ndrydhje në këmbën e tij të majtë”, e cila ndodhi në lojën e djeshme.

Lexo po ashtu Valencia pa tre lojtarë kryesorë ndaj Juventusit në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve

Kjo ka bërë që ylli argjentinas mund të mungojë ndaj Valencias në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Pjesa tjetër e lojtarëve që u paraqiten dje (e diel) ka punuar në palestër, ndërsa pjesa tjetër ka pasur një seancë teknike në fushë.

Dybala mund të jetë mungesa e madhe e Juventusit ndaj Valencias (Foto: Juventus/Twitter)

Juve gjithashtu ka konfirmuar se Giorgio Chiellini do të bashkohet me Massimiliano Allegrin për konferencën për shtyp të së nesërmes.

Juventusi do të luajë të mërkurën nga ora 21:00 në stadiumin e Valencias, Mestalla. /Telegrafi/

Exit mobile version