Telegrafi

Dybala: Ndaj Bayernit nuk është mision i pamundur

Paulo Dybala thotë se gjithçka është e mundur në duelin ndërmjet Bayern Munichut dhe Juventusit që zhvillohet në mesjavë në Allianz Arena.

Zonja e Vjetër ndodhet në një pozitë jo të lakmueshme pasi ka luajtur baras, 2-2, në terren të vet në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ashtu që bavarezët konsiderohen favoritë për të shkuar tutje.

“Asgjë nuk është e pamundur në jetë apo në futboll”, ka deklaruar Dybala për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia.

Argjentinasi shënoi një gol fantastik ndaj Sassuolos që edhe ua siguroi fitoren Bianconerëve.

“A ishte goli im më i mirë? Jo, kam shënuar një tjetër shumë të ngjashëm me Palermon”, ka thënë lojtari. /Telegrafi/