Telegrafi

Dybala mund të startojë ndaj Ferencvaros, formacioni i mundshëm i Juventusit

(Foto: Instagram/paulodybala)

Paulo Dybala pritet të jetë partner i Cristiano Ronaldos në sulmin e Juventusit në ndeshjen kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve.

La Joya ka regjistruar shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, mirëpo ka startuar vetëm në tri prej tyre. Golin e vetëm e ka shënuar pikërisht ndaj ekipit hungarez në takimin e parë.

Sipas Sky Sport, trajneri Andrea Pirlo ka vendosur të startojë me Dybalan, derisa Alvaro Morata mund të qëndrojë në bankën rezervë.


Formacionet e mundshme:

Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Danilo, de Ligt, Alex Sandro; McKennie, Arthur, Bentancur, Bernardeschi; Dybala, Ronaldo.

Ferencvaros (4-3-3): Dibusz; Lovrencsics, Blazic, Dvali, Botka; Kharatin; Heister, Siger, Uzuni, Nguen; Boli.


Me fitoren e Zonjës së Vjetër dhe humbjen e Dynamo Kyivit nga Barcelona, Bianconerët do ta sigurojnë kualifikimin, njësoj sikurse edhe Blaugranët. /Telegrafi/