Paulo Dybala është stërvitur me skuadrën e tij dhe mund të tubohet kundër Dinamo Zagrebit.
Sulmuesi nuk ka luajtur që nga muaji tetor me ndeshjen me Milanin.
Sipas agjencisë ANSA, Dybala ka kryer një pjesë të trajnimit sot me skuadrën e tij dhe mund të tubohet me skuadrën për ndeshjen me Dinamo Zagrebin.
Dybala mund të mos rrezikohet nga fillimi, por ai mund ta nis ndeshjen nga banka rezervë.
ANSA shkruan se sot në stërvitje ishte edhe Andrea Barzagli, por ai nuk do të kthehet deri në janar. /Telegrafi/