Site icon Telegrafi

Dybala: Liga e Kampionëve, ëndërr dhe opsesion

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, ka thënë se Liga e Kampionëve është një ëndërr dhe opsesion. 

Bianconerët e kanë arritur finalen dy herë në tri vitet e fundit, por kanë humbur nga Barcelona dhe Real Madridi.

“Është një ëndërr dhe një opsesion, nga të gjitha nga pak”.

“Duam ta arrijmë finalen e Kievit dhe ta mbyllim ndrysh nga se mbyllëm sezonin e shkuar”.

La Joya tashmë mban numrin 10, fanellë që është bartur nga emra të mëdhenj si Alessandro Del Piero, Michel Platini dhe Roberto Baggio.

“Për tua ta vesh këtë fanellë është një krenari dhe nder i madh. Një numër që e kanë mbajtur lojtarë shumë të fortë. Ta kesh rastin të luash me këtë fanellë është një gjë e bukur”, ka thënë Dybala.

Dybala këtë sezon është në formë të jashtëzakonshme pasi ka arritur të shënojë 10 gola në gjashtë ndeshje në Serie A.

Ai nuk e ka gjetur rrjetën në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, kundër Barcelonës dhe Olympiacosit. /Telegrafi/   

Exit mobile version