Site icon Telegrafi

Dybala kthehet te skuadra e Argjentinës pas mungesës dyvjeçare

(Foto: Instagram/paulodybala)

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, nuk ka luajtur për Argjentinën që nga nëntori i vitit 2019, por është përfshirë në skuadrën e Lionel Scalonit për ndeshjet e ardhshme.

Përzgjedhësi i ka publikuar emrat e lojtarëve për sfidat kualifikuese të shtatorit për Kampionatin Botëror, ndërsa ‘La Joya’ është përfshirë për takimet ndaj Venezuelës, Brazilit dhe Bolivisë.

Argjentina e fitoi Copa America këtë verë pa prezencën e Dybalas që shënoi edhe suksesin e parë të madh të Lionel Messit me kombëtaren.


Skuadra e plotë e Argjentinës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror:

Portierë: Martinez (Aston Villa), Armani (River Plate), Musso (Atalanta), Rulli (Villarreal).

Mbrojtës: Gonzalo Montiel (Siviglia), Nahuel Molina (Udinese), German Pezzella (Betis), Juan Foyth (Villarreal), Cristiano Romero (Tottenham), Nicolas Otamendi (Benfica), Lucas Martinez Quarta (Fiorentina), Lisando Martinez (Ajax), Marcos Acuna (Siviglia), Nicolas Tagliafico (Ajax).

Mesfushorë: Rodrigo de Paul (Atlético Madrid), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen), Leandro Paredes (Paris Saint-Germain), Guido Rodriguez (Betis), Nicolas Dominguez (Bologna), Giovani Lo Celso (Tottenham).

Sulmues: Alejandro Gomez (Siviglia), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain), Angel Correa (Atletico Madrid), Julian Alvarez (River Plate), Joaquin Correa (Lazio), Nicolas Gonzalez (Fiorentina), Emiliano Buendia (Aston Villa), Lautaro Martinez (Inter), Lionel Messi (Paris Saint-Germain), Paulo Dybala (Juventus).


/Telegrafi/

Exit mobile version