Site icon Telegrafi

Dybala kthehet në stërvitje me skuadrën

Paulo Dybala është kthyer në skuadrën e Juventusit dhe pritet të ftohet në ndeshjen kundër Atalantas.

Sulmuesi ka qenë i lënduar që nga ndeshje me Milanin nga 22 tetori.

Ai ka një javë që është duke punuar individualisht në Vinovo, por sot ka mbajtur seancën e plotë.

Dybala pjesën e parë të stërvitjes e kreu vetëm, pastaj u bashkua me skuadrën.

Juventusi do të takohet me skuadrën më në formë në Itali, atë të Atalantas dhe ndihma e argjentinasit është e domosdoshme.  /Telegrafi/

Exit mobile version