Telegrafi

Dybala: Knaqësi të luaj për Juventusin

Paulo Dyala ka shprehur krenarinë e tij që është lojtar i Juventusit.

Juventusi është menduar se do të shesë lojtarin gjatë verës dhe kjo tashmë është diskutuar si opsion.

“Kur folim për Juven, po flasim për klubin më të rëndësishëm që ka pasur gjithmonë kampionë të mëdhenj”.

“Unë të luaj përkrah kampionëve është gjë shumë e mirë dhe kënaqësi. Eshtë një përjetim unik”, u shpreh Dybala.

Ai deklaroi se kënaqësi po kaq e madhe është performimi edhe përkrah Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/