Njeriu i cili nxorri nga vështirësia Juventusin në ndeshjen ndaj Udineses, Paulo Dybala, ka lëvduar mysafirët.
Udinese shfaqi paraqitje fenomenale ndaj Juventusit duke kaluar së pari në epërsi, por dy golat e Dybalas zhvleftësuan edhe tentimin e mëvonshëm të mysafirëve që të barazojnë.
“Ne duhet të përmirësohemi akoma, ne nuk duhet të vuajmë si në këtë ndeshje ndaj Udineses”, ka thënë Dybala.
“Ata kanë luajtur një lojë të madhe, ata kanë një sulm shumë të mirë dhe nuk është e lehtë për të luajtur kundër një ekip të tillë”.
“Ne duhet të përmirësohemi nëse duam të vazhdojmë me fitore. Ne duhet të shkojmë hap pas hapi”, ka theksuar argjentinasi.
Juve më këtë fitore shkëputet në pesë pikë larg Romës.