Telegrafi

Dybala: Kam kaluar momente të vështira

TURIN, ITALY - MAY 14: Paulo Dybala of Juventus FC looks on during the Serie A match between Juventus FC and UC Sampdoria at Juventus Arena on May 14, 2016 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Paulo Dybala ka pranuar se ka kaluar momente të vështira në këtë fillimsezoni, pasi nuk kishte arritur të shënonte gola.

Sulmuesi i Juventusit realizoi golin e parë sezonal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit.

“Është vështirë kur nuk shënon, por sonte (e martë) e gjeta rrjetin dhe shkoi mirë”.

Lexo po ashtu Vjen goli i parë i Dybalas, por çfarë goli! (Video)

“Mendoj se kam luajtur mirë derisa skuadra po fitonte, edhe pse nuk shënoja, gjithçka ishte në rregull”.

“Unë po vazhdoj të luaj në të njëjtën mënyrë dhe unë bëj atë që më thotë trajneri”, ka deklaruar Dybala për Mediaset Premium. /Telegrafi/