Paulo Dybala ka tërhequr vërejtjen për mungesë të dëshirës në duelin ndaj Lazios.
Bianconerët humbën me rezultat 3-2 nga Lazio në Superkupën e Italisë.
Në këtë duel nuk mjaftuan as dy golat e argjentinasit dhe ai natyrisht se u shpreh i frustruar me këtë.
“Ne nuk kemi shfaqur performancë ekipore”.
“Në fakt, nuk ka ekzistuar vullnet i duhur për të fituar. Ne nuk ishim aty pari. Në 10 minutat e apra ne të gjithë kemi pasur dëshirën e botës, por më pas jemi relaksuar”.
“Lazio është përkushtuar më shumë. Allegri tha se ne nuk kemi shfrytëzuar hidhërimin tonë nga dështimi në Ligën e Kampionëve? Ai ka të drejtë, nuk ishim në nivel”, deklaroi Dybala. /Telegrafi/