Agjenti i Paulo Dybala, Jorge Antun, thuhet se do të kthehet në Argjentinë pasi nuk ka arritur t’i finalizojë bisedimet për të zgjatur kontratën e sulmuesit me Juventusin.
Kontrata e Dybalas zgjat deri në qershor të vitit 2022, por argjentinasi ka kërkuar që të nënshkruajë një marrëveshje të re me Zonjën e Vjetër.
Agjenti i tij Jorge Antun arriti në Torino më shumë se një muaj më parë, por ai kurrë nuk ka pasur asnjë shans për të takuar me Fabio Paraticin pasi Juventusi ishte mbyllur në karantinë për disa ditë pasi Weston McKennie rezultoi pozitiv për Covid-19 në fillim të këtij muaji.
Sipas gazetës Tuttosport, Antun së shpejti do të kthehet në Argjentinë pa pasur një shans për të takuar Paraticin.
Zgjatja e kontratës së Dybala është akoma në det të hapur pasi ish-ylli i Palermos thuhet se dëshiron të dyfishojë pagën e tij aktuale prej 7 milionë eurosh në vit.
Juventusi po përpiqet të ofrojë një tarifë të tillë për numrin e tyre 10, por pritet ta ketë problem për shkak të pandemisë së Covid-19 që po ndikon në financat e klubeve kudo në Evropë. /Telegrafi/