Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka pranuar se Zonja e Vjetër tashmë po mendon për Scudetton e dhjetë radhazi.
Bianconerët e fituan titullin e nëntë rresht këtë edicion, ndërsa argjentinasi e ka bërë të qartë se objektivi për sezonin 2020/2021 është titulli i 10 i njëpasnjëshëm.
“Mund të jetë vështirë ta mbash përqendrimin dhe ambicien. Mirëpo, secili triumf është i veçantë. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja”.
“Mua më pëlqen të fitoj, bashkëlojtarëve të mi u pëlqen të fitojnë dhe klubit i pëlqen të fitojë, dhe kjo dëshira na bën fitimtarë”.
“Mirëpo, në të njëjtën kohë, na ndihmon fakti se i kemi lojtarët më të fortë në botë në secilën pozitë. Jemi krenarë me vetveten, të fitosh nëntë tituj radhazi është e mrekullueshme, ndërsa tashmë ne po mendojmë për të dhjetin”, ka deklaruar Dybala për The Guardian.
26-vjeçari ka thënë se Juve fillimisht do të përqendrohet në Ligën e Kampionëve, e cila rifillon më 7 gusht, në përpjekje për ta kërkuar trofeun që i mungon për shumë vite. /Telegrafi/
OUR STRIPES ⚪⚫ OUR STATEMENT
Presenting the new Juventus 20/21 Home shirt by @adidasfootball. Available now ➡️ https://t.co/NXTwbofna7#LiveAhead pic.twitter.com/laOz9Bk05o
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 30, 2020