Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, thotë se ai është një fëmijë dhe jo një vrasës ende.
Me 18 gola të shënuar në të gjitha garat, 22 vjeçari ka fituar lëvdata nga Allegri.
“E shoh veten fëmijë kur e shoh veten në pasqyrë. Unë e transformoj veten kur jam në fushë. Në stërvitje jam i fokusuar po ashtu. Tentoj të përmirësohem, të mësoj”.
“Jam i lumtur që njerëzit nuk flasin më që jam blerë 40 milionë euro, sepse nuk luajnë paratë por luaj unë”, deklaroi lojtari.