Juventus ende nuk e ka konfirmuar gjendjen e Paulo Dybala, por sipas medieve italiane ai do të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve.
Sulmuesi u ndërrua në pjesën e parë në ndeshje me Sampdorian shkaku i një lëndimi, por trajneri Max Allegri tha se nuk duket gjë e madhe.
La Joya mund edhe të fluturojë për në Argjentinë i ftuar nga kombëtarja për ndeshjet me Kilin dhe Bolivinë, por vetëm pasi të vlerësohet.
Sipas TuttoJuve, Bianconerët janë optimist për gjendjen e Dybalas, pasi lëndimi nuk është serioz.
Ai do të luajë me Napolin, ndeshje e vlefshme për Serie A. /Telegrafi/