Telegrafi

Dybala e pranon se kishte ofertë nga Atletico Madrid: Morata më foli mirë për klubin

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi gjatë verës, pasi këtë edicion nuk ka qenë në formën më të mirë të tij.

Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Zonja e Vjetër pas gjashtë viteve qëndrim në Torino.

Arsenal, Everton, Tottenham Hotspur dhe Chelsea janë skuadrat që kanë shprehur interesim, por në garë mbetet edhe Atletico Madrid.

Klubi madrilen edhe më parë ka qenë i lidhur me transferimin e Dybalas dhe ka qenë vetë sulmuesi që e ka pranuar një gjë të tillë.

27-vjeçari fillimisht u pyet për një interesim nga Real Madridi, derisa e mohoi një gjë të tillë duke zbuluar interesimin nga Atletico.

“Jo për dijeninë time nuk ka pasur interesim nga Real Madridi”, tha Dybala.

“Unë jam kërkuar nga Atletico. Kam pasur shumë shokë të ekipit te Atletico, ku njëri nga ta është Morata. Ai më ka folur shumë për klubin, qytetin e tifozët, është një klub i madh, por që nuk u finalizua transferimi”, deklaroi Dybala.

/Telegrafi/