Telegrafi

Dybala e ka realizuar ëndrrën e tij

Paulo Dybala thotë se tashmë e ka realizuar ëndrrën pasi iu dha mundësia që të luante për Juventusin.

Argjentinasi u transferua në verën e kaluar nga Palermo, për ta zënë vendin e lënë bosh nga Carlos Tevez dhe tashmë ka shënuar 14 gola në Serie A.

“Të luash te një klub si Juventusi, është realizim i ëndrrës”, ka thënë ai për El Chiringuito.

“Është një klub shumë i rëndësishëm dhe ardhja këtu në moshë 22 vjeçare ishte një emocion që nuk mund ta përshkruaj”.

“Ishte një hap i madh përpara në karrierën time”, ka shtuar Dybala duke thënë se ka raporte shumë të mira me Alvaro Moratan. /Telegrafi/